Spak kërkoi dënimin me 13 vite burgim të Rezart Tacit, një biznesmen nafte I dyshuar se tentoi të pastrojë paratë e Cosa Nostras bashkë me kunatin e tij dhe truprojën , të dënuar më herët nga gjykata e psoacme. Në fjalën e tij prokurori Klodian Braho jo vetëm kërkoi dënimin e të kërkuarit prej 2021 nën akuzë për pastrim parash dhe grup kriminal, por gjithashtu kërkoi konfiskimin e përmbi 18 milionë eurove të depozituara në një llogari të hapur në Tiranë dhe që do të shpërndaheshin në llogari të tjera në Hong kong dhe Singapor.