Parisi dhe Mynihu rezultojnë qytetet me pronat më të shtrenjta në Europë këtë vit. Blerësve të një banese të re në qytetin gjerman u është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katrorë. Por edhe më keq është situata në kryeqytetin francez, ku paguhet 13.462 euro për metër katrorë.