Në katër vite, konkretisht nga vitit 2019 deri në vitin 2023, në vendin tonë ka pasur mbi 12 mijë studentë të diplomuar më pak. Eksodi i trurit gjatë dekadës së fundit nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditoret tona po ulen përherë e më pak studentë, çka përkthehet se nesër, do të kemi gjithnjë e më pak profesionistë me arsim të lartë.