Dymbëdhjetë automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Tajvanit këtë mesditë, duke plagosur tre persona dhe lënduar lehtë disa të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit zinxhir që ka krijuar trafik të rënduar dhe ka trembur dëshmitarët në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit ka humbur kontrollin e mjetit.