Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 20 janë të zhdukur pasi uragani Agatha goditi jugun e Meksikës, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje dheu. Guvernatori Alejando Murat tha se lumenjtë dolën nga brigjet e tyre dhe rrëmbyen njerëzit në shtëpi, ndërsa viktimat e tjera mbetën nën baltë dhe gurë.