Elbasani kujtoi sot 109 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së qytetit ku ngjyrat kuqezi mbushën bulevardin kryesor ndërsa ceremonia u mbajt pranë memorialit të partiotit Aqif Pashë Elbasani. Teksa në mënyrë simbolike u bë ngritja e flamurit të pavarësisë kryetari i Bashkisë Gledian Llatja theksoi rolin e rëndësishëm të Elbasanit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.