1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.