Top Channel/ 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama dorëzon medaljet për Lamen dhe Rrumbullakun
10/12/2025 20:13

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut. Ai theksoi se kjo mbrëmje solemne nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane. “Në çdo kthesë të historisë kur shqiptarët janë mbledhur apo janë gjendur bashkë për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, po për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë tonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies tonë si subjekt kombëtar dhe shtetëror, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi luftën e drejt në një epokë të fundosur në padrejtësi, prijësi që mbrojti atdheun. Pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe përkatësisë tonë europiane, që ashtu siç shkruan Ismail Kadare, një emër Gjergj e kishte si Dielli, tjetri si Hënë, Skënderbe. Të vetëdijshëm, siç thoshte Montesquieu, nderi është parimi që vë një popull në lëvizje dhe kur nderohet merita, kombi e njeh më mirë vetveten. Duke themeluar urdhrin e Skënderbeut, me këtë tekst, për kujtim të shpalljes së Republikës së Shqipërisë, themelohet Urdhri dhe Medalja e Skënderbeut, si i vetmi urdhër zyrtar. Lejomëni t’ju sjell në vëmendje fjalët e Napoleon Bonaparte, kur themeloi Urdhrin e Legjionit të Nderit, ishte një republikan i lindur dhe tha që ka një qeveri e shtete, por çfarë janë institucionet, një masë e vogël rëre që i duhet hedhur një masë graniti. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti e hedhur në Shqipërinë e Re”, tha ndër të tjera Rama.

Top Channel/ Berisha: 2026 përmbys diktaturat! Pas Ramaduros, Ajatollahët e Iranit
12/01 15:08
Top Channel/ Berisha kërkon Ramën në gjyq: Të dëshmojë për dosjen “Partizani”
12/01 15:05
Top Channel/ Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave, regjimi i Teheranit në grahmat e fundit
12/01 14:32
Top Channel/ ’Rama do përdorë mandatet e tij kundër drejtësisë’ , Berisha: Fjala e fundit i mbetet…
12/01 13:28
Top Channel/A keni mbështetje nga të huajt? Berisha: Betejën kundër korrupsionit e mbështesin…
12/01 13:27
Top Channel/ Rama: Sovranitet energjetik, drejt fundit koha kur na duhet të blejmë energji
12/01 12:22
Top Channel/ Parku Eolik i Tropojës, Rama: Shqipërinë do ta bëjmë vend sovran në energji
12/01 11:04
Top Channel/ ‘Jemi pika e mjaltit’, Rama: Të gjithë të vijnë në këtë treg të vogël për të kapur…
12/01 11:03
Top Channel/ ‘Kemi një portofol që ka nisur të balancohet’, Rama: Me 30% do mundemi të…
12/01 10:53
Top Channel/ Parku Eolik i Tropojës, Rama: Do ta bëjmë Shqipërinë vend sovran në energji
12/01 10:52
Top Channel/ ‘Kemi investuar në mënyrë të zgjuar’, Balluku në parkun e pritshëm eolik të Tropojës
12/01 10:51
Top News- PD njofton datën e protestës kombëtare, Berisha: Tregu u dogj se do ngrihen kulla
10/01 17:01
Top News- Pushtet me forcë? Berisha flet pas Kryesisë: Njerëzit këtu i sjell revolta e brendshme
10/01 16:19
Top News- PD në krah të kryengritësve në Iran/ Berisha dënon vrasjen e protestuesve nga regjimi
10/01 13:33
Top Channel/ Peleshi s’tërhiqet për Ballukun, Shehaj-PD-së: Publikoni dosjen! Bardhi: Jo!
08/01 15:30
Top Channel/ Sali Berisha: Evakuohuni! Rama nuk shpall emergjencën
08/01 15:29
Top Channel/ Balluku mbledh me urgjencë Shtabin e Emergjencave Civile në Fier: Vjosa mbetet zona…
08/01 14:06
Top Channel/ Kapet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në MB, kapet edhe e dashura e Nikollit: Ne jemi…
07/01 23:15
Top News – Të premten Berisha ulet me opozitarët. PD kërkon bashkim, bojkoton Lëvizja Bashkë
07/01 18:43
Top News- Rama mbledh me urgjencë ministrat të premten, zbulohen detaje se çfarë do diskutohet
07/01 18:42
DIGITALB DIGITALB