Qeveria ashpërson masat për ndërtimet e paligjshme në vend dhe zaptimin e hapësirave publike. Në paketën me masa ligjore të prezantuar këtë të martë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, parashikohen ndryshime të forta në Kodin Penal, që rëndojnë dënimin jo vetëm për qytetarët, por edhe për zyrtarët që shkelin ligjin.