Top Channel/ “10 mln euro për të financuar startup-et”, Berisha:30 mijë euro grant për çiftet e rinj
06/05/2025 19:57

Gjatë takimit me banorët e Beratit, kryedemokrati Sali Berisha shpalosi programin e PD. Ai u shpreh se “Startup Albania”, do jetë shtyllë e paktit të PD për të rinjtë, ku do të nisë me një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për çiftet e reja, Berisha u shpreh se do të ketë grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë, ku për fëmijën e parë 70 euro bonus dhe për fëmijën e dytë 60 euro. Berisha: 100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë. Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat. Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private. Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij. 5 mijë euro grant për çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri. Grantet nga fondi kombëtar do të përdoren për startupet teknologjike, sociale, por edhe për fermerët e rinj që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Inkubatorë rajonalë në çdo qendër të madhe për t’u afruar biznesmenëve të rinj të gjitha lehtësirat për bizneset e tyre. Punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 përqind me taksa. Po! Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si ujët e pakët për ne. Ne do bëjmë gjithçka që ata të rrijnë, të ndërtojnë foletë e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të gjitha këto, 5 vite pa asnjë taksë kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre. Kombi në rininë e tij vjen vetëm kur ne të marrim çdo masë që të rinjtë të kenë çdo hapësirë për ëndrrat e tyre këtu në Shqipëri. I garantoj se kuotat në raport me grupmoshën do jenë operative si në politikë, si në çdo fushë tjetër. Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të dataqendrave. Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre. Kombi duhet të ndryshojë tërësisht qëndrimin ndaj të rinjve, në mënyrë që ata të mbeten këtu në Berat, të mbeten në Shqipëri. Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë. Për fëmijën e parë 70 euro bonus. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, nga lindja gjer 23 vjeç, çdo shpenzim do merret përsipër nga shteti. Për fëmijën e katërt e njëjta gjë. Shkollat tetëorëshe. Shkollat me ushqim. Shkollat me teknologjinë më të lartë. Mësuesit nuk do kenë rrogë nën 1500 euro. Askush nuk duhet të harrojë se zemra dhe shpirti i një kombi janë rinia, ndaj dhe ne jemi të vendosur të ndahemi nga kjo periudhë që na i largoi të rinjtë nga vendi si asgjë tjetër në historinë tonë kombëtare. Unë garantoj qytetarët e Beratit se nuk jam sot këtu për karrierën time politike. Jo. Të jem shumë i sinqertë me ju. Unë i kam bërë karrierat e mia. Por unë jam këtu në një mision sepse unë jam njëri nga ju që i qan shpirti dhe zemra kur shoh klasa pa fëmijë, kur shoh të moshuarit në vetmi të madhe dhe pasiguri të plotë, kur shoh pensionistët që kanë shkrirë jetën për Beratin dhe Shqipërinë dhe numërojnë kafshatat. Nuk mund të pajtohem me këtë unë kurrë. Kur fermat që falimentojnë njëra pas tjetrës dhe shoh pasuritë përrallore që ka Berati, që ka Shqipëria dhe shoh që ato plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh vendorë dhe qendrorë që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja njëri me tjetrin. Që zhdukin qindra e qindra milionë euro.

Top News- PS e vendosur për ‘Territorialen’/ Mazniku në Breaking: S’kemi kohë, ecim përpara
02/02 22:00
Top Channel/ PS nuk tërhiqet: Komisioni do ndryshojë, i dhamë dy shanse opozitës
02/02 19:39
Top Channel/ Reformat, PD rikthehet në tryezë! Deputetët kundër Berishës, zbardhen debatet
02/02 19:38
Top News- Territorjalja ndan demokratët, deputetët i dalin kundër Berishës
02/02 18:25
Meta çmendet me kushtet në burg, Veliaj përplaset me SPAK, çfarë ndodhi, flasin avokatët
02/02 17:06
Top Channel/ Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus
02/02 17:01
Top Channel/ Berisha: Rama e shkeli vetë! Pagat janë përgjegjësi e ekzekutivit
02/02 15:27
Top Channel/ PD drejt ngujimit në bulevard, Berisha: E kërkojnë qytetarët
02/02 15:10
Top Channel/ Zhbllokohet reforma territoriale, PS heq paritetin në komision, opozita mungon sërish
02/02 15:10
Top Channel/ Reforma Territoriale,PD bojkoton sërish komisionin.Mazniku: Nesër marrim shumicën në…
02/02 13:55
Top Channel/ Berisha shkon në SPAK, komenton deklaratën e kryeministrit Rama për pagat e gjyqtarëve
02/02 12:54
Top Channel/ “Territorialja”, ftesa e PS/ PD afat deri në orën 13:00 për t’iu bashkuar komisionit
02/02 12:54
Top Channel/ “Fatura e re, 37 milionë euro”, Rama kundër kërkesës së gjyqtarëve
02/02 12:21
Top Channel/ Manja në Komisionin e Ligjeve: Zoti Celibashi na ka informuar që nuk do jetë sot në…
02/02 11:35
Top Channel/ Korreshi në Komisionin e Ligjeve: E kuptojë që kryetari i KQZ ka shumë punë dhe…
02/02 11:31
Top Channel/ Sali Berisha mbërrin në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, pritet nga simpatizantë
02/02 10:25
Top News-Deputeti i PD në protestën e Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet:Shqiptarët, kundër korrupsionit
31/01 21:14
Top Channel/ “Nuk e menduam se do rrimë 55 ditë këtu”, Lapaj: Do vazhdojmë pa ndalur
31/01 19:12
Top Channel/ Lapaj para Kryeministrisë: Ftoj të majtë e të djathtë të vijnë këtu përballë regjimit
31/01 19:11
Top Channel/ Berisha sulmon Topin e Bashën, paralajmëron Ramën
31/01 18:41
DIGITALB DIGITALB