Top Channel/ “10 mln euro për ‘kokën’ e Ervis Martinajt”, si armiku i ngriti kurth, Trejsi Sejdini..
02/08/2024 18:34

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka, dy prej personazheve më të bujshëm të krimit në vendin tonë nga ortakë u kthyen në armiq të përbetuar të njëri-tjetrit. Përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra, deri në përpjekje për të eliminuar njëri- tjetrin. Kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi të hakmerrej duke vrarë një nga një grupin e tij të ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt. Dyshohet se Duka do të ofronte 2 milionë euro kush jepte informacion për Ervis Martinaj dhe 10 milionë euro kush e vriste. Këto shuma të mëdha parash në lojë bënë që vrasësit e botës së krimit të afrohen me klanin “Duka”, duke marrë përsipër vrasjen e Ervis Martinajt. E përfshirë në botën e krimit është edhe modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania,Trejsi Sejdini. Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është komentuar për lidhje me Leonard Dukën. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i la porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i niste 500 dollarë Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në Neë York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili. Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019. “Më datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi të cilit i jep porosi që të shkoj në Eestern Union dhe t’i nisë 500 dollar Trejsi Sejdini në Neë York. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që paratë t’i nisë në emrin e Klevin Halili. Drianto i dërgon fotografi të dërgesës që ka kryer, ku dallohet emri i dërguesit Drianto Bardhi dhe pritës shtetasi Klevin Halili. Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar që kjo shtetase më datë 10.02.2019 ka udhëtuar bashkë me shtetasin Leonard Duka duke kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua në burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik në lidhje me faktin që kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka”, thuhet në dosje. Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58