Top Channel/ 10 ditë nga zgjedhjet, Veriu i Kosovës pa qendra votimi: KQZ nuk nxjerr listën!
13/04/2023 12:31

Dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk ka miratuar listën e qendrave të votimit. Mediat vendase kujtojnë se deri tani është votuar në shkolla, por këtë herë pak gjasa ka që kjo të ndodhë, duke qenë se shkollat në këtë zonë kontrollohen nga sistemi serb që kundërshton mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Është diskutuar që për këtë qëllim të shfrytëzohen qendrat alternative dhe stacionet policore. Sipas ekspertëve, moscaktimi i qendrave të votimit hedh hije dyshimi mbi zhvillimin e aktivitetit zgjedhor. Votimet për kryetar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposavicit u caktuan të mbahen në 23 prill. Subjekti më i madh politik në katër komunat në veri të Kosovës është Lista Serbe, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. KJo forcë politike ka udhëhequr katër komunat në veri, duke grumbulluar mbi 90 për qind të votave në zgjedhjet e kaluara, por ajo është shprehur kundër zgjedhjeve të 23 prillit dhe nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në garë. Mjaft serbë në very të kosovës thonë se se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ata vetë nuk do të dalin në votime.

Top News – Zgjedhja e presidentit në Kosovë. Kreu i PDK, Bedri Hamza i vë kushte Albin Kurtit
28/02 21:18
Top News- Kosova në krah të SHBA: Regjimi Iranian shtypës dhe destabilizues
28/02 20:30
Top Channel/ PDK do presidentin, Hamza i kërkon Kurtit që të zgjidhet nga partisë së tij
28/02 20:20
Top Channel/ Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Hagë, akuzohet për pengim drejtësie
27/02 19:51
Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Kurti kusht Serbisë njohjen/ I hap rrugë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
24/02 18:10
Top News- Falsifikuan dokumentet e pronave/ Pranga 4 shtetasve në Kosovë, shkaktuan dëm 1.5 mln euro
24/02 14:13
Top News- ‘Na duhen amerikanët’ / Osmani-prania e tyre në KFOR, jetike për Kosovën
24/02 12:04
Top News- Tetë ditë kohë për presidentin/ Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake- Jam optimist
24/02 10:27
DIGITALB DIGITALB