Mbi 1 milion litra naftë, të dyshuara për qëllime kontrabande, janë sekuestruar gjatë ditëve të fundit nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Doganën dhe Guardia di Finanza-n. Kjo sasi e konsiderueshme nafte ka mbërritur në portin e Porto Romanos në Durrës me dy anije të ardhura nga Tunizia.