Rreth 1 mijë pacientë në urgjencë në 20 ditët e fundit. Ulja e temperaturave ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve me viroza dhe grip sezonal tek fëmijët në Lezhë. Vetëm gjatë 20 ditëve të fundit, rreth 1 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën Pediatrike, ndërsa 93 prej tyre janë shtruar për trajtim të specializuar.