Bazuar ne referimin e policisë së shtetit, Prokuroria e Posacme Antikorrupsion firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të Inspektoratit te Mbrojtjes se Territorit në Tiranë, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e Kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mosprishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë. Menjëherë mbas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit, ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove. Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë, Drejtoria e Rrugeve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Cela, punonjës i IMT Tirane, Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi K. Zh., punonjës i IMT Tiranë.