1 Maji në shumë vende përkujtohet si Festa e Punëtorëve, që synon angazhimin e Lëvizjes sindikale me vështrim ekonomike. Vite më parë në Bulqizë festohej me aktivitete të ndryshme por edhe me protesta paqësore. Ndërsa sot, qyteti i Bulqizës është i zbrazur. Të vetmit që sheh në qytet janë ish-minatorët, ndërsa të rinjtë janë larguar.