Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se demokratët duhet të shohin një mundësi për t’u ringritur më të fortë, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë deklaratës për media të dhënë sot nga selia blu, Basha tha se është i vendosur që ta çojë betejën e ndryshimit deri në fund, dhe se nga gërmadhat e PD-së do të ndërtojë shpresën.