Qeveria e Kosovës ka shpallur konkurs ndërkombëtar për Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi, zgjati edhe për dy vite afatin e aplikimit për statusin e personave të dhunuar gjatë luftës. Ndërkaq, emëruan Gazmend Hoxhën drejtorin e ri të Policisë së Kosovës, si dhe miratuan Projektligjin që rregullon çmimin e produkteve medicinale.