Polica e vlorës zbardhi një vjedhje të ndodhur para një muaji në qytetin bregdetar ku u grabitën bizhuteri me vlerë 150 mijë euro. Në pranga përfunduan dy persona, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori I tyre. Sipas uniformave blu, tre të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynë në një banesë dhe morën të gjitha bizhuteritë e floririt për t’I shitur më pas në treg të zi.