Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë Forumit të Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal që po mbahet këtë të martë në Tiranë, bashkë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, theksoi se bujqësia është jetike për ekonominë e Ballkanit. Ai u bëri sërish thirrje tre vendeve që ende nduk pranojnë të jenë pjesë e ”Open Balkan”, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.