Përfshirja e inteligjencës artificiale në lehtësimin e shërbimeve të prokurimeve publike, është projekti i radhës i qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nismë që është në fazat e para do të jetë një revolucion teknologjik. Ndërsa pohoi gjithashtu se në buxhetin e ri hapësirë do të kenë dhe investimet në fushën e dixhitalizimit.