I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Trashësia mesatare shkon në 5-6 cm, ku ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. 20 borëpastruese ndodhen në terren për të pastruar rrugët, ndërkohë që autoritetet bëjnë apel që drejtuesit të jenë të pajisur me goma dimri ose zinxhirë dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Situatë e rënduar është edhe në qytet.