Një incident ka ndodhur pak më parë gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit duket se kanë hedhur kapsolla në shkallët e Kryeministrisë, godinë e cila është rrethuar me kordon police. Duket se kapsolla ka krijuar tym dhe ka prishur radhët e policisë.