Për më shumë se dy vjet, në një procedurë të tejzgjatur, ish-krerët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë kësaj kohe, Prokurori i Specializuar kur shpalosi provat në çështjen e tij u konsiderua që shpeshherë ishin edhe paragjykuese për të pandehurit. Ehat Miftaraj - Instituti i Kosovës për Drejtësi Prokuroria ka pasur një qasje njëanësore, paragjykuese ndaj të pandehurve, kanë bërë përpjekje masive që brenda kornizës ligjore, brenda asaj që ua lejon kodi i procedurës penale, apo rregullat e gjykatës, të ushtrojnë të gjitha kompetencat për tua vështirësuar jetën të pandehurve në Hagë Përpos kësaj, Avokati i Popullit në Kosovë ka vërejtur një sërë shkeljesh në të drejtat e ish-krerëve të UçK-së.