Top Channe/ Deshën t’i ekzekutonin gruan në Tiranë, Roani kishte dy bashkëshorte, zbulohet historia
18/04/2025 18:15

Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së djeshme, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç. Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Pendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë. Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”. Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar. Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua. Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka fëmijë (mendohet se dy), dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime. Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët. Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brahimit në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi. Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Roan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister. Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04