Një pallat 10-katësh në lagjen “Beslidhja” në Lezhë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym. Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë. Veç disa dëmeve materiale nuk raportohet për probleme tek banorët apo banesat e tyre.