Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut. Në emër të kreut të shtetit u vendos edhe një kurorë me lule pranë Monumentit “ Nëna Shqipëri”. “Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë. Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë. Lavdi dëshmorëve të Atdheut!”, thuhet në mesazhin e plotë të presidencës.