Kryeministri Edi Rama e nisi edhe këtë javë duke vendosur në fokus jo vetëm zaptimin e hapësirave publike por edhe çështje jetike për qytetarët si uji pijshëm, nafta, menaxhimi mbetjeve dhe ilaçet. Në takimin me nënkryetarët e bashkisë Tiranë dhe drejtorët e kësaj bashkie ku morën pjesë edhe drejtuesit polik të PS,l bashkë me disa ministra, përçoi mesazhin se 83 mandatet e marra në 11 Maj nuk mund të konsiderohen si “plotësim dëshirash për 1% të atyre që zaptojnë territore”. Që në krye të herës kryeministri Rama i dha përgjigje kuvendit të burrave të Shalës, zhvilluar një ditë më parë, duke u thënë nga Tirana se “forca e tij politike në asnjë cep të Shqipërisë nuk është shprehur “na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje”.