Edhe 33 ditë kanë në dispozicion deputetët e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Afati i përcaktuar me vendim nga Gjykata Kushtetuese jep edhe një shans që vendi të evitojë zgjedhjet, por kjo nëse arrihet marrëveshje politike për një kandidat konsensual. Aktvendimin e institucionit më të lart juridik të vendit nuk e ka komentuar presidentja aktuale, Vjosa Osmani gjatë së enjtes.