Partia Demokratike e Kosovës ka bërë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e reja parlamentare. Të shtunën në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri, tha se Vetëvendosje kërkonte pushtet absolut. Tahiri tutje shtoi se partia e udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ishte i gatshëm për marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke sqaruar edhe cështjen e mospropozimit të emrave për president.