Kryeministri Edi Rama tha se ptotestat e zhvilluara në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve, i shërbejnë Rusisë, pasi është pjesë e strategjisë së saj. Në takimin me pensionistët për paketën e Rezistencës Sociale, kreu i qeverisë tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në asnjë vend, ku janë ndjerë pasojat e luftës nuk dalin në protesta.