Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat përçau demokratët duke i ndarë në dy pjesë pro dhe kundër . Anëtarët e kryesisë së grupit parlamentar dhe me pas deputetët u thirrën në mënyrë të beftë në selinë e Partisë Demokratike nga ku ndoqën të habitur përmes rrjeteve sociale fjalimin e kryedemokratit. Pasi i la te prisnin Lulzim Basha u sqaroi se vendimi për ish-liderin historik të demokratëve ishte personal i tij dhe se ky ishte një vendimmarje e detyruar.