Sistemi vaditës dhe kullimit prej shumë vitesh ka qenë një ndër problemet kryesore për fermerët ne zonën e Zadrimës. Pasi kur toka nuk kullon apo vaditet nuk jep prodhim. Bashkia e Lezhës tashmë prej ditësh ka nisur nga puna ne këtë zonë për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve. Sipas drejtorit te bujqësisë Dode Jaku kjo ndërhyrje do te japë një impakt mjaft pozitiv. Pjesa më e madhe e banorëve te Zadrimës merren me bujqësi dhe kjo ndërhyrje duket se për ta do te japë fryte pozitive.