Thuajse cdo dimer, Oboti kthehet në fshatin e varkave, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Buna dhe reshjeve të dendura të shiut. Edhe këtë fillim viti të 2021, serish në Obot mjeti me i perdorur është varka për shkak të izolimit nga uji dhe ky është i vetmi mjet me të cilin mund të lidhen banorët me njeri tjetrin.