Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëjnë Epopenë e vazhdimit të luftës, deklaron ish-gjenerali, Kudusi Lama. Ai thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë të zënë peng dhe prapa hekurave po vazhdojnë luftën për ta bërë të fuqishëm kombin shqiptar. Në 27-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Lama thotë se fjalime po mbajnë, siç shprehet ai, ata që nuk marrin vesh nga lufta. Në intervistën për KosovaPress, gjenerali i luftës deklaron se Kosova e Shqipëria nuk po bëjnë asgjë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.