Dosjet e reja të publikuara nga autoritetet amerikane për Jeffrey Epstein zbulojnë një dimension të panjohur deri tani: interesin e fortë dhe sistematik të tij për Greqinë gjatë viteve të krizës ekonomike. Sipas qindra email-eve dhe dokumenteve të brendshme, Epstein – i cili u vetëvra në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafik seksual – e shihte Greqinë si një “laborator financiar” për spekulime dhe investime me rrezik të lartë.