Ky dokumentar flet për rrudhjen e Shqipërisë në aspektin demografik, si pasojë e emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve. Brenda 5 viteve të fundit, nga Shqipëria janë larguar mbi 500 mijë banorë. Top Story udhëtoi për në qytetet si: Kukës, Gjirokastrër dhe Korçë, në disa nga fshatërat e tyre për të pasqyruar kështu numrin e banorëve në këto fshatra, si ka qenë dhe se si është në ditët e sotme, gjendjen sociale dhe ekonomike të tyre! Përmes intervistave dramatike të siguruara në këto fshatra, shfaqet braktisja nga ana e shqiptarëve, në 30 vitet e fundit, për shkak se vendi i tyre nuk u ka ofruar asgjë, u ka vrarë shpresën dhe të ardhmen.