Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një video nga momenti i përplasjes së tyre me aktorin Laert Vasili. Në video është filmuar momenti kur një patrullë policie kishte mbërritur në sheshin e teatrit, në qendër të Tiranës dhe përpiqet të shoqërojë personat e përfshirë në konflikt. Por pavarësisht pranisë së efektivëve, Vasili dhe disa nga aktivistët nuk i kanë kursyer ofendimet dhe kërcënimet.