Kryeministri Edi Rama nga parlamenti izraelit Knesset bëri thirrje për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, duke theksuar dhe rëndësinë e Bordit të Paqes për Gazën. Në prag të ditës përkujtimore të Holokaustit, Rama solli në vëmendje mikpritjen shqiptare për hebrenjtë, duke thënë se "të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm". Kemi strehuar dhe iranianë tha Rama, të cilët rrezikuan seriozisht infrastrukturën digjitale të Shqipërisë. Më herët kryeministr Rama u takua me Benjamin Netanjahun dhe vizitoi Nova Siten- vendin e ngjarjes së 7 tetorit. Teksa zhvillimet e fundit gjeopolitike po tregojnë se paqja nuk duhet të merret e mirëqënë, në cilën anë të historisë renditet Shqipëria?