Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 33°C, në zonat e ulëta nga 27°C në 41°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 42°C.