Tiranë, gazi në klasa/ Evakuohen nxënësit, disa prej tyre dërgohen për ndihmë mjekësore
20/01/2021 15:32

Mëngjesin e të mërkurës, rreth orës 9:30 në një institucion arsimor në zonën e Don Boskos ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku për shkak të tejmbushjes së bombolës së gazit, ka pasur rrjedhje në sistemin qendror ngrohës. Është ndjerë aroma e rënduar e gazit në ambjentet e klasës, janë hapur menjëherë dritaret dhe më pas janë evakuuar nxënësit. Mësimi në kolegjin privat ‘Qatar’ u ndërpre si pasojë e helmimit nga gazi të 6 nxënësve, të cilët u shoqëruan me autoambulancë në QSUT për të marr trajtim mjekësor pas shenjave të shfaqura si dhimbje koke, kollitje dhe të vjella. Sipas njoftimit të QSUT 3 nxënësit të moshës 15 vjec janë shtruar për monitorim në pavionin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme jashtë rrezikut për jetën , gjithashtu edhe 3 pacientë të tjerë të moshave nga 12-14 vjec janë duke marr trajtim mjekësor në urgjencën pediatrike. Nuk jam e shqetësuar madje jam e sigurtë për fëmijën tim në këtë shkollë që është ndër të paktat që ka ngrohje Pranë shkollës jo publike u paraqitën edhe punonjësit e policisë për të hetuar ngjarjen si dhe inspektorët shtetëror shëndetësor. Ndërsa zjarrfikëset bënë të mundur pastrimin e bombolës nga gazi i tepërt për të parandaluar një ngjarje të ngjashme.

Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
Top Channel/ “Më ngacmoi të dashurën”, 39-vjeçari plagoset në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç
23/03 12:22
Top Channel/ Rritet bilanci tragjik në Drashovicë-Kotë, humb jetën edhe i plagosuri
23/03 12:19
Top News – Tatimet thirrje bizneseve. ‘Kemi të ardhurat nga Booking, paguani detyrimet’
23/03 11:47
Top News – Molotovë me flamurin gjerman. Ambasada e Berlinit në Tiranë: PD të distancohet nga dhuna
23/03 10:53
Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
Top News – Tragjedia në rrugë. Tre të vdekur nga aksidenti i rëndë në Vlorë
23/03 09:47
Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
DIGITALB DIGITALB