Tirana prezantohet në “Forumin e Qyteteve të Paqes” në Bazel
10/01/2020 16:20

Në 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë, Tirana do të kthehet në epiqendër të shumë aktiviteteve artistike e kulturore, si mundësi për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bazel, në “Forumin e Qyteteve të Paqes”, ku prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar dhe projektet për Tiranën e 100 viteve të ardhshme. Kryebashkiaku tha se festimi i 100 vjetorit të Tiranës nuk do të jetë vetëm një kujtim historik. “Sapo mbaruam një prezantim të Tiranës në ‘Forumin e Qyteteve të Paqes’ në Bazel, një ndër qytetet që jo vetëm ka investuar në kulturë, arte, në bashkëpunimin mes bashkive të të gjithë Evropës, por që ka firmën historike të shumë prej eventeve të mëdha që kanë shënjuar historinë e botës. Ndaj, ishte një kënaqësi e madhe ta prezantoja Tiranën në këtë 100 vjetor, si një qytet i paqes, si një qytet me harmoni fetare, i cili është zhvilluar me hapa galopantë, që nga krijimi para 100 viteve e deri në kohët moderne. Ne do të bëjmë një tur në gjithë Evropën për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të aktiviteteve për 100 vjetorin e saj. Një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Tiranës nuk është vetëm kujtimi historik për çfarë ka ndodhur në Tiranë në 100 vite, por edhe për të projektuar Tiranën e 100 viteve që vijnë”, tha Veliaj. Ai shtoi se Tirana, në 100 vitet e saj të dyta si kryeqytet, futet me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart. “Teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, do ta kemi vendosur si një pikë graviteti për të gjithë rajonin tonë, jo vetëm për ekonomi dhe turizëm, por edhe për art e kulturë, për të kulmuar në vitin 2022 kur do të kemi një mundësi fantastike për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe për të treguar se Tirana në 100 vitet e dyta të saj vjen me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë shprehu rëndësinë për ta shndërruar Tiranën edhe në një qendër të zhvillimit të konferencave dhe të aktiviteteve ndërkombëtare, që do e promovonte atë edhe më shumë në botë. “Mezi pres që Tirana të jetë një skenë e aktiviteteve nga e gjithë bota, ku do të shfrytëzojmë jo vetëm faktin që kemi 100 vjetorin si Kryeqytet, se jemi Kryeqytet Evropian i Rinisë për vitin 2022, apo që kemi kryesinë e OSBE-së, por edhe si një mundësi fantastike, që në të gjitha forumet dhe shoqatat ku bashkitë marrin pjesë, ta kthejmë Tiranën në një epiqendër të vëmendjes për një lloj të ri turizmi, përveç atij veror apo të aventurës, në një turizëm për seminare, konferenca dhe për aktivitete”, tha ai. Ndërkaq, për 100 vjetorin e saj, Tirana do ketë një kalendar me organizime, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. “Ne do të fillojmë me një tur duke nisur nga data 6 shkurt, ku u bë lajmërimi i Tiranës kryeqytet në Lushnjë, për të bërë një mini-tur brenda Shqipërisë, nga Lushnja në Rrogozhinë, Shijak e Kavajë, pra në të gjitha qytetet ku ka kaluar qeveria e asaj kohe për t’u transferuar në Tiranë. Por, teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, jemi gjithnjë e më shumë një qytet më kozmopolitan”, theksoi Veliaj.

Top Channel/ Alarm në Vlorë, konflikt mes të rinjve, disa të shoqëruar
24/02 14:33
Top News – Precedenti nga Kosova. Pezullimi, Venecia i ka dhënë të drejtë SPAK
24/02 14:05
Top Channel/ ‘Ata janë skllevër të Ramës’, Berisha: Deputetët e PS të kapur me krimin, nuk…
24/02 13:12
Top Channel/ “Doktori i biçikletave”! Traditë familjare, korçari u riparon mjetet qytetarëve
24/02 12:32
Top Channel/ Shëndeti mendor në Lezhë/ 945 raste në katër muaj, rritet kërkesa për ndihmë
24/02 12:28
Top Channel/ Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut
24/02 12:26
Top Channel/ Puna vazhdon në Librazhd-Prrenjas, Specialistë të ARRSH në terren për zgjidhjen
24/02 12:26
Top Channel/ Alarmi i grabitjeve/ Në Fier, 20 raste në dy muaj. 6 prej tyre janë vjedhje me mashtrim
24/02 12:12
Top News- Banda e Laert Haxhiut / Noizy thirret të dëshmojë për tritolin në lokal
24/02 12:08
Top Channel/ Hetim për ilaçin nilotinib, prokuroria sekuestron dokumente dhe mostra
24/02 12:07
Top News – Plani i Trump për Bordin. Paqja në Gaza me firmën e Ramës e Osmanit
24/02 12:03
Top News- Edhe Mediu kundër Irenës / Kërkon përjashtim të gjyqtares me dosje ‘kriminalizimi’
24/02 11:41
Top News – Po me urën ç’patën? ARRSH dorëzohet: Nuk e dimë pse u shemb
24/02 11:22
Top News – Konkurrenca ka…konkurrencë! Katër kandidatë për kryetarin e autoritetit
24/02 11:14
Top News – ARRSH nuk e di kur do hapet. Rruga e bllokuar në Librazhd, pa datë zhbllokimi
24/02 10:44
Top News – I kërkuar nga Austria. Turku kapet në përpjekje për të hyrë në Shqipëri
24/02 09:42
Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
DIGITALB DIGITALB