Ministria e Drejtësisë i dërgoi ditën e djeshme ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dosjen e Dritan (Gramos) Rexhepit, e cila do t’I dërgohet më pas ministrisë së Drejtësisë turke me kërkesë ekstradimin e Dritan Rexhepit, të cilësuar si "mbreti I kokainës" i cili u arrestua më 8 nëntor në Stamboll. Pjesë e dosjes do të jenë të gjitha vendimet në ngarkim të Dritan Rexhepit, të dhëna nga gjykatat shqiptare, dënimi për vrasjen e 2 policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1998, bashkëngjitur provat konkrete edhe për porositjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës me porosi të bosit të kokainës nga burgu ku ndodhej në Ekuador. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj