Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar në një intervistë për BBC arsyet pse firmosi për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, që synon të ndihmojë vendet e përfshira nga konfliktet të arrijnë paqen. Sipas Osmanit, përfshirja e Kosovës në këtë mekanizëm lidhet drejtpërdrejt me përvojën e saj historike.