Tillerson mohon fërkimet me Trump: Vazhdoj të jem sekretar i Shtetit
04/10/2017 00:00
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi të mërkurën se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se nuk do ta bëjë këtë. Gjithashtu, Tillerson hodhi poshtë lajmet se zëvendës presidenti Mike Pence i kishte kërkuar të qëndronte në detyrë.