Donal Trump, presidenti i Amerikës, nuk njihet për diplomaci të forte, por për mesazhet e drejtpërdrejta që përcjell. Kërcënimet e vazhdueshme, ndonjëherë deri në paqëndrueshmëri. Mesazhi i lëshuar ndaj Iranit se do të shkatërronte të gjithë vendin nëse nuk do të hapej ngushtica e Hormuzit dhe nëse nuk ka një marrëveshje do të hyjë në histori si një nga më të fortët e lëshuar ndonjëherë. Në fakt, duket se statusi i Trump i dha efektet, pasi në orët e vona të mbrëmjes të së martës, kur mijëra iranianë kishin mbushur sheshet si reagim kundër deklaratave të presidentit amerikan, u arrit marrëveshja. Trump lajmëroi se pas bisedimeve me qeverinë iraniane marrëveshja është arritur.