Në njoftimin e parë zyrtar për këtë vit të ri, Tirana International Airport bën me dije lajmin e mirë të uljes së tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro. Ky është vendimi i parë që ka marrë TIA që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004.