Një shtetas shqiptar që ndodhet në burgun e Patrës në Greqi ka shkruar në “Ti Raporton”. Në denoncimin e dërguar në redaksinë e Top Channel ai tregon për kushtet në burg ku në pamjet që ai sjell ka plehra gjithandej, ndërsa thotë se “Sot është dita e 4 që shteti grek po na lë pa ushqim”. “Jemi 220 veta në sektor dhe gjysmave po u bie të fkët. Ndërsa shteti grek vazhdon me kërcënimet, të ndërpritet greva ose kam për të futur ekamin”., shkruan ai më tej.