Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, shefi i seksionit të krimeve në Komisariatin numër 6 të kryeqytetit, Dedan Gjoni, Bujar (Gërmizi) Ajeti dhe Besmir Murati u lanë nën masën e sigurisë "arrest me burg" ditën e djeshme, nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Erzen Breçani akuzohet se ka siguruar mjetet për grup kriminal, Dedan Gjoni akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj