Zhvillime të rëndësishme sa i përket dosjes “21 janari”. Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të merret në pyetje nga ana e prokurorit Alfred Shehu, që po heton këtë çështje për llogari të Prokurorisë së Posacme. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të paraqitet pranë SPAK në orën 10:00 duke lënë ambientet e paraburgimit për pak kohë. Ai ka shprehur vullnetarisht dëshirën për tu pyetur në lidhje me këtë dosje si një person që ka dijeni për ngjarjen.